Shqipëria pret vlerësim pozitiv nga Raporti i Progresit

  • 10 October 2015 - 16:57
Shqipëria pret vlerësim pozitiv nga Raporti i Progresit

Qeveria e Shqipërisë pret që raporti i progresit për këtë shtet të jetë pozitiv, për shkak të reformave të bëra.

Duke folur nga Korça, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se reforma në drejtësi është një kusht i panegociueshëm.

“Progres- raporti pritet të jetë pozitiv. Kemi në proces reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është kyç dhe i panegociueshëm. Raporti do të paraqesë klimën politike që kemi kohët e fundit”, tha Gjosha./TCH.