Blerim Rexha zgjidhet kryetar i Këshillit Shtetëror i Cilësisë

  • 10 October 2015 - 19:32
Blerim Rexha zgjidhet kryetar i Këshillit Shtetëror i Cilësisë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 09 tetor 2015, me vendim unanim ka vendosur që Blerim Rexha të zgjidhet Kryetar i KSHC-së.

“Blerim Rexha është profesor i asociuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’. Rexha është emëruar anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në muajin Mars 2015”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje, me vendim unanim KSHC ka vendosur që Lul Raka të zgjidhet zëvendës Kryetar i KSHC-së.

Raka është profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe është emëruar rishtazi anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka shprehur falënderimin për kryetaren e mëparshme të KSHC-së, Ferdije Zhushi, “për kontributin e dhënë në themelimin dhe konsolidimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim”.