Ndëshkim për korrupsionin 53 milionësh të MASHT-it

  • 13 October 2015 - 07:41
Ndëshkim për korrupsionin 53 milionësh të MASHT-it

Skandali monopolist me librat shkollorë 2008-2014

Ministri i Arsimit të bëjë transparente çmimet dhe abuzimin tetëvjeçar

"Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj të gjithë monopolistëve të licencuar nga qeveritarët e korruptuar, të cilët mbajnë përgjegjësi edhe penale, por ne në të gjitha sferat kemi korrupsion. Kështu po ndodh edhe me arsimin, sidomos me tekstet shkollore", thotë analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot" 

Që nga koha kur ministër i MASHT-it ishte Enver Hoxhaj, kohë kur edhe u vendos të jepeshin falas të gjitha tekstet shkollore, e gjer më 2014, dyshohet se rreth 53 milionë euro është dëmtuar buxheti i Kosovës, për shkak të orekseve te sëmura të një rrjeti njerëzish, të cilët nuk ia duan të mirën këtij vendi dhe, mbi të gjitha, kanë dëmtuar rëndë edhe nxënësit, duke u ofruar tekste shkollore të dobëta në përmbajtje, dizajn etj. Nga shumë njohës të kësaj fushe është konsideruar si hap i gabuar falja e librave, të cilin veprim PDK-ja e ka marrë në interes të marrjes së votave, dhe jo vetëm. Përpara se të jepeshin të gjitha librat falas, MASHT-i diku rreth 200 mijë euro për çdo vit kishte dhuruar libra për fëmijët që kanë pasur gjendje të rëndë ekonomike, dhe kjo lëvizje që t'u jepen të gjithëve nga klasa e 1-9, më shumë ka qenë politike dhe për vota dhe për motive të ulëta korruptimi. MASHT-i për 8 vjet me radhë në emër të librave falas ka dhënë nga 8 milionë euro për çdo vit për dy shtëpitë botuese "Libri Shkollor" dhe "Dukagjini", pa asnjë tender të hapur. Nuk dihet se me çfarë çmimi janë blerë këto tekste, kush i ka zhvilluar bisedimet për t'i blerë tekstet dhe mbi të gjitha asnjëherë nuk janë dhënë informata të tilla në ueb faqen e MASHT-it... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)