Falje mafioze e borxheve

  • 13 October 2015 - 19:56
Falje mafioze e borxheve

Procesi jotransparent i amnistisë fiskale

Qeveria nuk e publikon listën e përfituesve

"...Ministria dhe ATK-ja, në bazë të paralajmërimeve të mëhershme të tyre, synojnë t'i amnistojnë bizneset e oligarkëve ose borxhlinjtë më të mëdhenj", thotë deputeti Bali Muharremaj

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, analistë të ekonomisë dhe përfaqësues të OJQ-ve, kritikojnë mënyrën tinëzare të Ministrisë së Financave se si po e bën faljen e borxheve në mënyrë sekrete, larg syve të opinionit. Sipas vlerësimeve të institucioneve gjegjëse, shuma e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milionë euro, rreth 148 milionë borxh ndaj ATK-së, rreth 6 milionë borxh nda Doganës së Kosovës, rreth 57 milionë borxh ndaj tatimit në pronë dhe rreth 465 milionë borxh ndaj ndërmarrjeve publike. Muharrem Shahini, zëdhënës i MF-it, thotë shkurtazi se borxhet po falen duke e zbatuar Ligjin për faljen e borxheve, por nuk jep asnjë shpjegim tjetër. Deputeti dhe anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Bali Muharremaj, tha se mënyra jotransparente e faljes së borxheve që po e bën MF-i, larg opinionit publik, tregon haptazi se koalicioni në pushtet nuk e ka për qëllim që të përmirësohet klima e të bërit biznes në Kosovë, por po lirohen nga borxhet vetëm ato biznese që kanë lidhje politike dhe që janë të kapura nga pushteti... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)