Policia ende nuk ka të dhëna për vlerën e dëmeve të shkaktuara mbrëmë (Foto)

  • 13 October 2015 - 20:18
Policia ende nuk ka të dhëna për vlerën e dëmeve të shkaktuara mbrëmë (Foto)

Pas protestave të mbrëmshme që pasuan me ndalimin në polici të ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilat eskaluan në dhunë mes aktivistëve të Vetëvendosjes dhe forcave të rendit, ka filluar edhe vlerësimi i dëmeve që aktivistët i kanë shkaktuar objektit të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, është shprehur se tashmë policia ka filluar me vlerësimin e dëmeve që aktivistët i kanë shkaktuar stacionit të policisë duke hedhur gurë në drejtim të tyre.

“Të dhënat ju dërgoj në momentin që të vlerësohen. Vlerësimet janë duke u bërë pjesë pjesë, besoj që së shpejti dalim me të dhëna zyrtare”, ka thënë për ORAinfo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës. 

Kujtojmë që gjatë natës së mbrëmshme pas arrestimit të deputetit të VV-së, Albin Kurti nga Policia e Kosovës, aktivist të VV-së u mbodhën para stacionit të policisë ku kërkonin lirimin e Albin Kurtit, me ç'rast aktivistët e VV-së filluan t'i gjuanin me gurë policinë e Kosovës duke bërë që situata të eskaloi. 

Kurti u lirua disa orë pas intervistimit të tij nga Policia e Kosovës.