Bozhinovski: Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla (Dokument)

  • 13 October 2015 - 22:03
Bozhinovski: Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla (Dokument)

Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski ka shokuar opinionin në Maqedoni me publikimin e disa dosjeve, të cilat implikojnë liderin e BDI-së, Ali Ahmeti edhe në likuidimin e atdhetarëve, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka.

Ende nuk dihet nëse dokumentet e publikuara janë origjinale. Kjo mbetet të konfirmohet në të ardhmen nga organet kompetente, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Në këto dokumente Ahmeti paraqitet si spiunë i dyfishtë me nofkën Ibar.