ISIS: Do ta shkatërrojmë Rusinë

  • 13 October 2015 - 22:07
ISIS: Do ta shkatërrojmë Rusinë

Shteti Islamik i ka nisur sot një selam Rusisë “nuk do ta na mposhtni”. Kjo vije pasi që Moska kah fundi i muajit të kaluar i ka nisur sulmet ajrore kundër pozicioneve të xhihadistëve në Siri.

“Rusia do të mposhtet”, ka thënë zëdhënësi i ISIS-it, Abu Mohamed el Adnani në një video incizim, të publikuar në një sajt që e përdorin xhihadistët.

Adnani i ka ftuar të gjithë myslimanet që “të nisin xhihad kundër rusëve dhe amerikanëve”, raporton AFP.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov ka deklaruar se forcat ajrore ruse kanë shkatërruar baza të mëdha të ISIS-it, municion dhe pajisje.

Ai ka theksuar se në 24 orët e fundit janë kryer 88 sulme në 86 caqe të terroristëve të ISIS-it.