13-vjeçares ia shpëtoi jetën motra me transplantim të palcës kurrizore

  • 13 October 2015 - 22:32
13-vjeçares ia shpëtoi jetën motra me transplantim të palcës kurrizore

Një vajzë trembëdhjetëvjeçare tani mund ta jetojë një jetë të shëndoshë e normale, duke iu falënderuar motrës së saj më të vogël, e cila i është nënshtruar transplantimit të palcës kurrizore, ndonëse është vetëm njëvjeçare. Adoleshentja Vanessa Gissel ishte diagnostikuar me anemi si foshnje, çrregullim ky që bën që qelizat e kuqe të gjakut të deformohen, duke e humbur aftësinë për ta bartur oksigjenin nëpër trup. Në moshën shtatëvjeçare, shëndeti i saj ishte përkeqësuar së tepërmi dhe si rrjedhojë me nguti ishte dërguar në spital, kur, si pasojë e sëmundjes, ajo kishte mbetur e paaftë për të marrë frymë në mënyrë normale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shpresa e vetme

Jeta e saj kishte qenë në rrezik, megjithatë doktorët ia kishin dalë që ta shpëtonin. Gjithsesi, ndonëse ia kishte dalë, ajo vetëm pesë muaj më vonë e kishte gjetur vetën përsëri në spital, duke luftuar prapë për jetën e saj. Prindërve të saj të dëshpëruar i ishte thënë që shpresa e vetme për ta shëruar vajzën e tyre ishte transplantimi i palcës kurrizore. Përndryshe, ajo do ta jetonte një jetë të vështirë e të pasigurt, duke shkuar e duke dalë nga spitali. Kur nëna e Vanessa-s, Dominique Gissel, kishte mbetur shtatzënë edhe një herë disa vite më vonë, doktorët kishin vendosur që ta ruanin kordonin e saj umbilikal në momentin që ajo kishte ardhur në jetë, në rast se do të mund t’i ndihmonte Vanessa-s. Foshnja, që ishte quajtur Sarah, ishte lindur pa këtë çrregullim, megjithëse anemia e tillë është trashëguese, kishte rezultuar të jetë njëqind për qind e përshtatshme për të qenë donatore për motrën e saj të madhe.

Procedurat e dhimbshme

E, kur ajo ishte rritur mjaftueshëm, prindërit kishin vendosur që të vazhdohej me procedurat e transplantimit. Gjaku i ruajtur në kordonin umbilikal, bashkë me një pjesë të palcës kurrizore, i ishin dhënë motrës së Sarah-së gjatë operacionit të komplikuar, që është bërë në korrik të vitit 2013. Ndonëse procedurat kanë qenë të dhimbshme edhe për Sarah-në, Vanessa e ka përjetuar këtë gjë shumë më rëndë, pasi që ka kaluar 71 ditë të gjata në spital. Fillimisht, para se të futej në operacion, ajo i ishte nënshtruar seancave të kimioterapisë për shtatë ditë me radhë, që i kishin shkaktuar rënie të flokëve, kimioterapi kjo që ishte bërë për t’i maksimizuar gjasat e funksionimit të transplantimit.

(Kosova Sot)