Trishtuese: Refugjatja siriane lind foshnjën në ujërat e ishullit Lesbos

  • 13 October 2015 - 23:22
Trishtuese: Refugjatja siriane lind foshnjën në ujërat e ishullit Lesbos

Momente të brishta përjetoi një grua e cila për një moment gjatë rrugëtimt të saj si refugjate siriane ka sjellur në jetë edhe fëmijën e saj në  ujërat e ishullit grek Lesbos.

Gruaja lindi fëmijën e saj menjëherë në një plazh pas kalimit të detit Egje nga Turqia.

Nëna e re shihet teksa është e mbështjellur me batanije në momentet e para kur ajo edhe kishte përfunduar lindjen e foshnjës së saj.

Gruaja e cila sapo ka lindur foshnjën e saj gjatë periudhës më të trishtueshme të jetës së saj, po udhëtonte  me një grup të emigrantëve të cilët ishin duke udhëtuar ilegalisht me një barkë të vogël indiane prej gome ditën e martë, transmeton Klan Kosova.

2D6170A500000578-3271093-image-a-10_1444761689362