Njeriu që shpëtoi vogëlushen e braktisur, takohet pas 60 vjetësh

  • 19 November 2015 - 23:30
Njeriu që shpëtoi vogëlushen e braktisur, takohet pas 60 vjetësh

Vogëlushja ishte e lagur, e dobët,  buzët i kishte ngjyrë blu dhe ishte mbuluar vetëm me një peshqir. “Çdo ditë më dilte përpara imazhi i vajzës që ndodhej në mes të barit dhe veten time pranë saj. Ndoshta do ta shoh përgjithmonë atë imazh”, tregon Dave Hickman, që atë kohë u bë protagonist i rrëfimit të historisë së tij në të gjitha gazetat.

Vogëlushja u quajt Roseann Wayne dhe u dha për adoptim dhe Dave nuk e mësoi më tej fatin e vogëlushes. Ai e kaloi gjithë jetën duke kërkuar që të zbulonte se çfarë kishte ngjarë më pas. Dave kontaktoi sherifin në pension John Catey për të mësuar më pas për jetën e vajzës.

Një ditë, ai u telefonua nga John Catey, që e çoi drejt  zbulimit të madh. “Shënojë këtë emër dhe numër telefoni: Mary Ellen Suey”, thoshte burri.  Pyetjes së Dave se kush ishte, sherifi iu përgjigj:-“Vajza jote”. Roseann Wayne kishte ndërruar emër dhe ajo kishte dashur shumë që të njihet personin që e shpëtoi. Të dy më pas u bashkuan në një takim emocionues.

 

Vajza 2

Vajza 4

Vajza