Metushi shëron me prekje dore

  • 22 November 2015 - 08:27
Metushi shëron me prekje dore

Metush Rrahmani, i mbushur me bioenergji

“Kam arritur të shëroj edhe sëmundje malinje”

Mjeku popullor qëndron në shtëpi në Gadime të Lipjanit, duke pritur pacientë që e vizitojnë për t’i shëruar me një metodë të vetme, atë të bioenergjisë. Qyshkur ka shëruar djalin e tij, Metush Rrahmani, thotë se puna e tij nuk ka të ndalur, pasi atë e vizitojnë nga çdo anë, madje tash shkon edhe në Shqipëri

 

Metush Rrahmani nga fshati Gadime, Komuna e Lipjanit, pretendon se shëron shumë sëmundje, madje edhe ato të rënda siç janë sëmundje malinje. Këtë, sipas tij, ia ka mundësuar fakti se trupi i tij është i mbushur me bioenergji. Ai shprehet për gazetën se më parë nuk e kishte ditur që trupi i tij ka këto veti shëruese, përderisa këtë e zbulon pas sëmundjes dhe shërimit të djalit të tij.“ Ngjarja ka ndodhur kështu. Djali më është rrëzuar nga traktori, dhe nga ai çast iu kanë shtrënguar këmbët. I mërzitur dhe pa ditur se çfarë po ndodh, kam kërkuar ndihmë te çdo mjek, por këta të fundit nuk më premtonin shumë se ai do të shërohet krejtësisht. Pasi mjekët nuk arrinin të më siguronin për shërim të plotë, fillova të kërkoja mjekime popullore. E dërgova te një njeri, pasi dëgjova se shëronte me bioenergji, duke shpresuar se ndoshta aty do ta ketë shërimin”, ka thënë ai, duke shtuar se, njeriu i cili shëronte me bioenergji i kishte preferuar Rrahimit të merrej më këtë punë dhe fillimisht të provojë t’i ndihmonte djalit të tij. ”Ai më tha kështu, pasi që paraprakisht më kishte parë ëndërr se edhe unë e zotëroj këtë mundësi dhe më premtoi se do të arrij ta shëroj djalin”...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)