LDK e PDK ofertë joshëse për AAK e Nisma, Haradinaj kryeministër

  • 22 November 2015 - 20:59
LDK e PDK ofertë joshëse për AAK e Nisma, Haradinaj kryeministër

Partnerët e koalicionit qeverisës PDK e LDK i kanë bërë ofertë subjektit të dytë opozitar AAK’së, për të iu bashkuar në qeveri si partnere e tretë, me një post të lartë ekzekutiv, si dhe me disa poste tjera në kabinetin qeveritar.

Kjo ofertë parasheh që për dy vitet e fundit të mandatit, drejtimin e qeverisë ta  marrë Aleanca e Haradinajt. Mirëpo ky rrotacion duhet të realizohet në fund të vitit 2016, kur kryeministri aktual Isa Mustafa mund ta marrë postin e kryeparlamentarit, ndërsa Kadri Veseli të mjaftohet me postin e kryetarit të PDK-së.
Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike dhe të Partisë Demokratike, të cilët kanë dashur të mbesin anonimë, kanë treguar me fakte konkrete ofertën e tyre për partinë e Ramush Haradinajt.

Njëri nga drejtuesit e PDK’së, tha se pas takimit që ka pasur me disa drejtues të LDK, janë pajtua që ofertën për zgjerimin  e koalicionit t'ia bëjnë partisë së djathtë në opozitë.
Ndërsa sipas zyrtarit të LDK’s, lideri i AAK’s e ka refuzuar paraprakisht ofertën, edhe pse e kanë lanë të hapur mundësinë e diskutimit të mëtejshëm.

Sipas të njëjtave burime, ministritë që janë përmendur për t'i takuar AAK-së janë 5, e konkretisht: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ajo e Kulturës Rinisë dhe Sportit, e Zhvillimit Ekonomik, e Bujqësisë, si dhe ajo e Forcës së Sigurisë.

Poashtu, AAK-së i është propozuar edhe ministria pa portofol që merret me dialogun.

Të njëjtat burime thanë se edhe Nismës për Kosovë i është premtuar posti i zv/kryeministrit, si dhe dy ministri më shumë se AAK-së.