Kallëzim penal ndaj drejtorit të Doganave të Kosovës

  • 24 November 2015 - 17:02
Kallëzim penal ndaj drejtorit të Doganave të Kosovës

Politika vazhdon të mbështes kreun e Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, edhe pse ndaj tij tashmë ekziston një kallëzim penal.

Me dt: 26.08.2015, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është dorëzuar kallëzimi penal me nr. 2015-KE-165 *PPN.I.nr.240/2015, i cili në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka nr: PP.I.nr.668/15, ndaj të pandehurit, drejtorit aktual
të Doganave, z. Lulzim RAFUNA. Për rastin është njoftuar edhe Kryeministri i vendit.

“Kallëzimi penal ka të bëjë me ikjen nga pagesa e taksave doganore për veturën e z. Rafuna, respektivisht lirimin e paligjshëm nga taksat
doganore të veturës personale”, thuhet në një e-mail që ka arritur në adresë të Kosova Sot Online nga doganat e Kosovës ([email protected]). 
Aty shtrohet pyetja si z. Rafuna vazhdon të udhëheqë me një institucion kaq të rëndësishëm siç është Dogana e Kosovës, kur ndaj tij tani më është
e zyrtarizuar ndjekja penale!
“Ju përkujtojmë shkresën e Kryeministrit drejtuar Institucioneve varëse, sipas të cilit asnjë i ndjekur penalisht nuk mund të vazhdoj të
ushtroj detyrën përderisa nuk spastrohet me ligj”.

(Kosova Sot)