Jeta skëterrë e Mahmudijes

  • 24 November 2015 - 19:08
Jeta skëterrë e Mahmudijes

Çdo ditë jetojnë me frikën se do t’i përpijë Lumëbardhi

Mahmudije Berisha thotë se  vetëm tre muaj të verës në këtë shtëpi nuk kanë lagështi, kurse 9 muajt të tjerë detyrohen të ballafaqohen me këtë problem të vazhdueshëm nga i cili po shkatërrohet jeta e saj dhe e fëmijëve

Familja e Mahumdije Berishës  jeton buzë Lumëbardhit në rrugën"Ekrem Rexha"  në Prizren. Kjo familje rropatet me kushtet e vështira. “Jemi pa zahire, pa dru. Tashmë plot 40 vjet jetojmë këtu me frikën se po të ngrihet ndonjë ditë Lumëbardhi edhe do të na marrë ne me këto dy dhoma, të ndërtuara me bllokat e betonit”, shprehet me lot në sy Mahmudije Berisha. Ajo shton se vetëm tre muaj të verës në këtë shtëpi nuk kanë lagështi, kurse 9 muajt të tjerë detyrohen të ballafaqohen me këtë problem. “Gjatë dimrit lagështia në shtëpi na është bërë një lloj “kanceri”, pohon ajo. Mahmudija jeton në kushte të rënda edhe me një kulm mbi kokë që nuk e ka kurrë të sigurt  jetën. Vendosja e tyre në këtë shtëpi është bërë para 40  vjetësh në një shtëpi pronë shoqërore dhe ajo dikur ishte më e gjerë, kurse tani për shkak se aty ka kaluar rruga dhe është ndërtuar një trotuar, kjo shtëpi është zvogëluar dhe tash ata jetojnë në dy dhoma tërësisht të ngushta pranë Lumëbardhit në pjesën e Universitetit   të Prizrenit.(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)