Lagjet e Pejës mbeten në terr

  • 24 November 2015 - 20:44
Lagjet e Pejës mbeten në terr

Komuna shton trupat ndriçues, KEDS-i shkyç rrymën për shkak të borxheve

Qytetarët duan edhe më shumë rrugë të ndriçuara

“Nëse nuk ia dalim të arrijmë një marrëveshje mirëkuptimi edhe rrugë të tjera mund të mbesin pa ndriçim publik”, ka thënë drejtori Selimaj

 

Qytetarët e komunës së Pejës jo një herë kanë kërkuar nga strukturat e pushtetit lokal që në planifikimet e tyre buxhetore të ndajnë më shumë mjete për ndriçim publik, ngase me këtë rritet siguria për ta, në veçanti për të rinjtë e këtij qyteti, të cilët i vijojnë mësimet në turnet e pasdites. Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, thotë se janë kampion për vendosjen e trupave ndriçues në rrugët e qytetit, por edhe në disa qendra rurale të kësaj komune. Megjithatë, telashe kanë dalë me borxhet ndaj operatorit KEDS.

 

Ndihmohen edhe nga donatorët

Ukë Selimaj, drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, i ka thënë gazetës “Kosova Sot” se në këtë vit nga mjetet e buxhetit komunal janë vendosur 125 trupa ndriçues. Po ashtu, janë bërë investime për mirëmbajtje dhe riparime të rrjetit ekzistues në disa nga lagjet e qytetit, atje ku kërkesat kanë qenë më të mëdha si në bashkësitë territoriale “Xhemajl Kada”, “Dardania”, “Shtatë Shtatori”, për çfarë janë investuar afro 20 mijë euro.

Po ashtu, kanë ndihmuar edhe donatorët, siç janë USAID-i, i cili ka investuar në ndriçimin publik të fshatit Gorazhdevc, mjedis ky i banuar kryesisht nga komuniteti serb, e që ka ndikuar në rritjen edhe më të madhe të sigurisë së këtij komuniteti. Po ashtu, USAID-i po investon edhe në projektin e ndriçimit të “Shtegut të Shëndetit”, i ndërtuar vite më parë nga mjetet e Këshillit të Evropës, i cili pas ndriçimit të tij mund të shfrytëzohet nga dashamirët e natyrës edhe në orët e vona të mbrëmjes, duke e bërë këtë shteg edhe më atraktiv për qytetarët pejanë.

Ndërsa, përmes disa mini-projekteve të DEMOS-it, partner i Komunës së Pejës janë bërë investimet në ndriçimin e fshatit Qallapek të Lugut të Baranit, në lagjen e Taphaneve etj...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)