Presidenti tunizian shpall gjendje të jashtëzakonshme

  • 24 November 2015 - 21:28
Presidenti tunizian shpall gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.Ky vendim vjen pas shpërthimit që ndodhi në një autobus e cila po barte pjesëtarë të gardës presidenciale, ku u vranë 12 persona.

Në një adresim televiziv presidenti ka thënë se shteti është “në luftë kundër terrorizmit” dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtarë kundër ekstremistëve të cilët kanë ndërmarrë një seri të sulmeve në mbarë botën në këto javët e fundit.

Presidenti Essebi tha se “dua të siguroj popullin se ne do të zhdukim terrorizmin”.
Ai vet nuk ishte i pranishëm në autobusin i cili u sulmua sot.

Zyra e presidentit Essebi ka njoftuar po ashtu se presidenti tunizianë ka anuluar vizitën zyrtare në Zvicër, e cila ishte planifikuar të zhvillohej të mërkurën.