Dyshohet për mjet shpërthyes në Fushë Kosovë

  • 24 November 2015 - 21:35
Dyshohet për mjet shpërthyes në Fushë Kosovë

Raportohet se në lagjen “Apollonia” në Fushë Kosovë, Policia ka gjetur një makinë që dyshohet se brenda saj ka mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës ka bllokuar të dyja hyrjet e rrugës “Dardania” në lagjen “Apollonia” në Fushë Kosovë derisa dyshohet se një veturë ka mjet shpërthyes.

PaRrottla, raporton se qytetarët janë në panik derisa nuk po lejohen që të qëndrojnë afër vendit ku është mjeti i dyshuar.