Kerry më 2 dhjetor në Kosovë

  • 24 November 2015 - 22:18
Kerry më 2 dhjetor në Kosovë

Departamenti i Shtetit amerikan, ka konfirmuar se Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të vizitojë Kosovën më 2 dhjetor.

Kerry do të vizitojë disa vende , përfshirë Francën, Belgjikën, Kosovën, Serbinë, Qirpon dhe Greqinë.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Kerry do të takohet në Prishtinë me zyrtarë qeveritarë dhe do të diskutohen “çështje bilaterale” si dhe “çështje rajonale”

Njoftimi i DASH për vizitën e Kerryt në Kosovë, bën të ditur se sekretari amerikan i shtetit, do ta vizitojë Kosovën më 2 dhjetor