Shkatërrohet grupi çeko-shqiptar, trafikonin njerëz në Britani

  • 24 November 2015 - 23:12
Shkatërrohet grupi çeko-shqiptar, trafikonin njerëz në Britani

Europol ka zhvilluar një operacion të gjerë në mbarë Evropën, duke shkatërruar një grup kriminal prej 8 personash. Mësohet se të arrestuarit merreshin me trafikimin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Sipas policisë, ata janë me kombësi çeke dhe shqiptare.

Grupi funksiononte që prej vitit 2013 dhe gjatë kësaj kohe kanë futur në Bashkimin Evropian mbi 100 emigrantë shqiptarë. Ky grup dërgonte emigrantë ilegalë shqiptarë në Britani përmes dy rrugëve, bën me dije Europol.

Një ishte nga Turqia ose Greqia në Belgjikë dhe më pas me anë të automjeteve të drejtuar prej çekëve ose sllovakëve dërgoheshin në Britani. Rruga e dytë ishte nga Bullgari ose Serbia në Çeki dhe më pas nga Gjermania i dërgonin në vendin ishullor me anë të kamionëve ose linjave së trenave.

Operacioni ishte i shtrirë në Belgjikë, Çeki, Gjermania dhe Britani e Madhe dhe mbështetej nga Europol dhe Eurojust. Europol nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve.