Pengjet në veri të Francës janë në vend “të sigurt”

  • 24 November 2015 - 23:24
Pengjet në veri të Francës janë në vend “të sigurt”

Situate e pengmarrjes në veri të Francës, në qytetin Roubaix, duket se nuk ka lidhje me sulmet terroriste që ndodhën në Paris më 13 nëntor.

Siç njofton Reuters, duke u thirrur në burimet brenda policisë, pengjet tashmë janë në një “vend të sigurtë” dhe shumë shpejt pengmarrja do të përfundoj.

Policia franceze ka arrestuar disa persona, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në këtë pengmarrje, e cila besohet se është si pasojë e një grabitjeje.

“Ky nuk është një sulm terrorist, është thjesht një grabitje me armë zjarri”, ka thënë një polic, shkruan Reuters.