Pse vendet e Lindjes së Mesme po ndërtojnë stacione të Fuqisë Nukleare

  • 24 November 2015 - 23:44
Pse vendet e Lindjes së Mesme po ndërtojnë stacione të Fuqisë Nukleare

“Ëndrra e gjatë” e Egjiptit më në fund po bëhet realitet, thotë Abdel-Fattah al-Sisi, presidenti egjiptian.

Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë me 19 nëntor për ndërtimin e stacionin e saj nuklear në Dabaa.

Mirëpo fuqia nukleare ka dalë “jashtë modës” në shumë pjesë të botës. Ndarja e energjisë nëpërmjet reaktorëve nuklearë ka rënë në 10.8 për qind, nga 17.6 për qind sa ishte në vitin 1996.

Kina, Rusia dhe India janë duke i zgjeruar programet e tyre nukleare. Dhe disa shtete në Lindjen e Mesme janë duke ndjekur fuqinë nukleare, duke krijuar stacione të fuqive nukleare.

Ndërkohë që derivatet nukleare mbeten akoma nën kontrollin e distributorëve ndërkombëtarë, Arabia Saudite dhe Irani janë nga vendet më të zhvilluara për sa i përket fuqive nukleare.

Egjipti dhe Jordani, po dëshirojnë fuqinë nukleare për të mbrojtur dhe mbështetur furnizimet e tyre energjetike, të cilat janë ndërprerë nga dhuna në rajon, raporton Economist, transmeton lajmi.net

Jordani po ka probleme me vendin e caktuar për ndërtimin e këtyre stacioneve, për shkak të mungesës së ujit dhe për shkak të kundërshtimit të njerëzve që banojnë në ato vende. Ndërkohë, Egjiptit ka arritur t’i tejkalojë problemet me vendasit dhe e ka zgjidhur problemin e pagesës së “faturave” të shpenzimeve. Ata planifikojnë që t’i paguajnë ato në 35 vitet e ardhshme, që nga momenti i fillimit të ndërtimit.

Planet e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) janë më bindëse. Të dyja këto vende kanë për qëllim që ta lirojnë çmimin e gazit natyral dhe naftës, të cilën e përdorin për gjenerim të energjisë. Për t’i arritur këto plane Arabia Saudite ka arritur marrëveshje me 5 vende, duke përfshirë Rusinë, në planin e ndërtimit të 16 reaktorëve deri në vitin 20132.

Maroku, vend i cili po importon energji nga Spanja, është duke e ndërtuar njërin prej impianteve më të mëdhenj të energjisë solare në botë, madje për dy fish më pak shpenzime se dy reaktorët nuklear të Jordanisë

Ndërkohë që analistët thonë se shumica e këtyre vendeve po ndërtojnë këto stacione për qëllime energjetike, disa prej këtyre vendeve po bëjnë disa lëvizje të pakuptueshme dhe të dyshuara.