Asociacionin e pret dështimi

  • 25 November 2015 - 07:29
Asociacionin e pret dështimi

Marrëveshja famëkeqe vlerësohet antishtetërore

Gjykata Kushtetuese, pa kredibilitet për interpretim të drejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Analistët dhe ekspertët kosovarë vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese ka probleme në përfaqësim dhe ekspertizë për të dhënë një vendim të besueshëm, ndërsa politikisht Qeveria është e detyruar ta tërheqë nënshkrimin, sepse presioni me të drejtë është duke u shtuar

Pas dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja e vendit, marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe është pezulluar deri në muajin janar. Sidoqoftë, zyrtarët e kësaj gjykate nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje të qartë, në interesimin e gazetës, se kur do të merret vendimi përfundimtar dhe i plotë i interpretimit të marrëveshjes sipas kërkesës së presidentes. "Kërkesa e parashtruar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është ende duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, si dhe Rregulloren e punës së Gjykatës. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe i njëjti do të publikohet edhe në ueb-faqen e Gjykatës", thuhet në përgjigjen që gazeta e mori nga Zyra për informim e kësaj gjykate. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e kësaj fushe janë në mëdyshje nëse Kushtetuesja në këtë përbërje dhe me përvojën jo shumë kredibile vendimmarrëse në të kaluarën ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për interpretimin adekuat të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)