Lugina proteston për librin në gjuhën shqipe

  • 25 November 2015 - 08:05
Lugina proteston për librin në gjuhën shqipe

Protestat për librin shqip në Luginën e Preshevës, të cilat filluan në Preshevë, do të vazhdojnë edhe në Bujanoc.

Këshilli studentor i Luginës së Preshevës ka njoftuar se marshi paqësor i studentëve dhe nxënësve të Luginës së Preshevës në Bujanoc, do të mbahet sot me motot "Dua Abetaren time" dhe "Duam librin shqip"

Marshi protestues do të niset nga Shkolla e mesme "Sezai Surroi" në orën 13:20.