Dështon mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

  • 25 November 2015 - 10:52
Dështon mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Në këtë mbledhje ishte paraparë që të shqyrtoheshin raporte e auditimit të MPMH dhe MPMS me të ftuar ministrat Ferid Agani dhe Arban Abrashi, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Por, ky i fundit nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje, pasi ka udhëtuar së bashku me kryeministrin Isa Mustafa drejt Gjermanisë.

Në mbledhje munguan edhe përfaqësuesit e partive opozitare.

(Kosova Sot)