Itali: Hyn për të grabitur, shqiptari vritet nga i zoti i shtëpisë

  • 25 November 2015 - 12:37
Itali: Hyn për të grabitur, shqiptari vritet nga i zoti i shtëpisë

Një shqiptar u qëllua për vdekje gjatë grabitjes së një banese në Itali. 37-vjeçari Valentin Frrokaj është vrarë nga pronari i banesës në të cilën po përpiqej të grabiste.

Ngjarja ka ndodhur në Milano, në banesën e një biznesmenit Rodolfo Corazzo që merrej me tregtinë e bizhuterive.

Mësohet se Frrokaj tentoi ta kryente grabitjen në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të cilët kanë arritur të largohen.

Frrokaj nuk është i panjohur për policinë dhe drejtësinë italiane. Ai ishte dënuar më burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari në vitin 2007 në Brescia. Frrokaj është arratisur dy herë në burgu i Palermos. Hera e fundit është ajo e 7 majit të vitit të kaluar, bëri bujë në mediat italiane.