Ivo Sanader lirohet sot nga burgu

  • 25 November 2015 - 12:53
Ivo Sanader lirohet sot nga burgu

Një panel i gjyqtarëve të Gjykatës se Qarkut në Zagreb, kanë nxjerr një vendim për lirimin e Ivo Sanader nga paraburgimi, shkruajnë mediat kroate.

Vendimi është marrë pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi të martën se Gjykata Supreme në mënyrë të paligjshme ia kishte zgjatur dënimin me paraburgim Sanaderit, duke prishur kështu aktgjykimin e shkallës së parë në rastin e medias Fimi, të marrë me 30 shtator të këtij viti.

Portalet kroate raportojnë se Sanader pa ndonjë kush ose masë tjerë do të lirohet sot nga burgu.