Punime në Badoc më 28 nëntor, qytetarët mbesin pa ujë

  • 25 November 2015 - 13:00
Punime në Badoc më 28 nëntor, qytetarët mbesin pa ujë

KUR “Prishtina” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit në Badoc, se më datë 28 nëntor 2015, e shtunë, duke filluar nga ora 11:00-16:00 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga ekipet e KEDS-it si shkak i punimeve të planifikuara teknike nga ana e tyre.

“Punimet e planifikuara teknike nga ekipet e KEDS-it të shtunën, do të zhvillohen në stacionin e pompave dhe fabrikën e përpunimit të ujit në Badoc”, njofton Ujësjellësi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Në një situatë të tillë, KUR “Prishtina” sh.a. do të ndërmerr të gjitha masat e duhura për mosndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke tentuar që teknikisht, konsumatorëve të saj t’u ofrojë shërbime të rregullta dhe cilësore”, theksohet në njoftim.

(Kosova Sot)