Qeveria belge: Kishim informacione se të dielën do të sulmohej Brukseli

  • 25 November 2015 - 13:07
Qeveria belge: Kishim informacione se të dielën do të sulmohej Brukseli

Qeveria bele thotë se shtimi i sigurisë dhe ndërmarrja e bastisjeve dhe arrestimeve të dielën e kaluar, u bë me qëllim të parandalimit të sulmeve terroriste në Bruksel.

Ministri i Brendshëm i Belgjikës, Jan Jambon ka thënë se “realisht ka pasur informacione se do të ketë sulme të dielën në mbrëmje dhe ne nuk deshëm që të rrezikonim”.

Ai ka thënë se nëse nuk do të kishin informacione të tilla “atëherë ne nuk do të ndërrmernim masa kaq të rrepta të sigurisë dhe ta dërgonim nivelin e rrezikut nga sulmet terroriste në nivelin 4”, duke shtuar se “informacionet për sulme ishin aq serioze dhe ishte e pashmangshme” që të Qeveria të mos vepronte.

Të dielën, autoritetet belge kanë arrestuar 16 persona por të hënën të gjithë janë liruar. Në bastisjet e kryera është kërkuar për eksplozivë si dhe për armë të tjera por edhe i arratisuri i sulmeve të Parisit Salah Abdelslam.

Ministri Jambon ka refuzuar të tregojë detaje të tjera, se për çfarë sulme lloje të sulmeve kanë qenë të planifikuara për të dielën në Bruksel.