Opozita garanton se marshi do të jetë paqësor

  • 25 November 2015 - 13:29
Opozita garanton se marshi do të jetë paqësor

Aktivistë të partive opozitare, kanë mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, duke mbajtur në duar një parullë për Republikën.

Përfaqësues të tre subjekteve politike kanë thënë për mediat se me këtë aksion po u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në manifestimin e 28 nëntorit.

Ata garantuan se marshi do të jetë paqësor.