Vritet një kosovar në Gjermani, dy të tjerë mbeten të plagosur

  • 25 November 2015 - 13:49
Vritet një kosovar në Gjermani, dy të tjerë mbeten të plagosur

Një kosovar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Këln të Gjermanisë si pasojë e një përleshje fizike me disa persona të nacionalitetit turk.

Siç merret vesh nga dëshmitarët, kosovari i vrarë është nga Vushtrria, ndërkaq dy të plagosurit nga Ferizaj.

Ngjarja, transmeton Indeksonline, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq të dy plagosurit po trajtohen ende në një spital në Këln dhe ende nuk dihet saktësisht për gjendjen e tyre.