Marrëveshja për drejtësinë nuk zbatohet

  • 25 November 2015 - 13:52
Marrëveshja për drejtësinë nuk zbatohet

Në veri vazhdon gjyqësia paralele

Zyrtarët përgjegjës heshtin për dështimin

“Marrëveshja ka ngecur  dhe nuk ka ndonjë ecje përpara. Nuk i di arsyet se përse. Ata  (gjykata dhe prokuroria paralele serbe) kanë funksionuar lart, sa kanë pasur punë, unë nuk e di, por që kanë ekzistuar, kanë ekzistuar që pas luftës”, është shprehur kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla

Marrëveshja për drejtësinë Kosovë-Serbi, që parashikonte përfshirjen  e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, nuk është implementuar dhe si e tillë nuk po gjen zbatim në praktikë. Ndërkohë, puna në Gjykatën Paralele të Serbisë vazhdon pa ndërprerje, ashtu si edhe para marrëveshjes . Marrëveshja për drejtësinë është nënshkruar më 10 shkurt 2015 nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si  dhe nga  shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Sipas Marrëveshjes për Drejtësi, gjyqtarë serbë do të ketë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, në njësinë e Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, ndërsa prokurorë në Zyrën e Prokurorisë Themelore. Po ashtu, është paraparë që kryetari i Gjykatës Themelore të jetë një serb i Kosovës nga Mitrovica, ndërsa kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Themelore të jetë shqiptar i Kosovës. Por, gjyqtarët dhe  prokurorët serbë, të cilët pritet të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duket se ende nuk  kanë dhënë dorëheqje në ushtrimin e funksionit të tyre në Serbi, ndërkohë që janë dërguar për dekretim tek presidentja nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial. Gjithashtu, marrëveshja për drejtësi parasheh shuarjen e gjykatës paralele në veri të Mitrovicës  dhe funksionimin e një gjykate themelore ku do të punojnë gjyqtarë shqiptarë dhe ata nga radhët serbe. Më herët, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pati  thënë se Marrëveshja për Drejtësi do t’i shuajë gjykatat paralele, ndërsa opozita dhe minoritetet e patën  kritikuar këtë marrëveshje, duke  e vlerësuar si antikushtetuese... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)