Ukraina mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët rusë!

  • 25 November 2015 - 14:02
Ukraina mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët rusë!

Kryeministri i Ukrainës, Arseniu Yatsenyuk, ka njoftuar sot se vendi i tij ka ndaluar gjithë aeroplanët rusë të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të Ukrainës, shkruan AFP.

Qeveria ukrainase ka vendosur të ndalojë fluturimin transit të gjitha aviokompanive ruse nëpërmjet hapësirës ajrore të Ukrainës.

Ukraina muajin e kaluar ua ka ndaluar të gjitha aviokompanive ruse të fluturojnë në Ukrainë, por aeroplanët rusë kanë mundur të fluturojnë mbi territorin e saj. Ky vendim është marrë në kulmin e tensioneve mes dy vendeve, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë gjatë vitit të kaluar, që shkaktoi konflikt në pjesën lindore të Ukrainës ku mbetën të vdekur më shumë se 8.000 njerëz.

Ndërkaq, sot kompania ruse e gazit “Gazprom”, ka bërë të ditur se ka pezulluar furnizim me gaz në Ukrainë, pasi ky shtet nuk kishte paguar paraprakisht për gazin.