OKB: 2015, viti më i nxehtë në histori

  • 25 November 2015 - 14:37
OKB: 2015, viti më i nxehtë në histori

​Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se 2015-ta do të jetë viti më i nxehtë në histori.

Organizata ka thënë se viti aktual është jashtëzakonisht i nxehtë dhe se mund të thuhet me siguri se ai do ta tejkalojë 2014-ën, si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

“Ky është lajm i keq për planetin”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Michel Jarraud.

2014, viti aktual i rekordeve, ka pasur një temperaturë mesatare globale prej 14.57 gradësh Celsius.

Temperaturat oqeanike po ashtu kanë shënuar rekorde më 2015 dhe niveli i përqëndrimeve të gazrave të dëmshëm në atmosferë ka kaluar për qindra herë regjistrimet e mëparshme.

Një konferencë ndërkombëtare për klimën, e organizuar nga OKB-ja, pritet të hapet në Paris më 30 nëntor.

Atje do të marrin pjesë mbi 140 kryetarë shtetesh.