Sulmoi një polic me thikë, arrestohet një person në Skënderaj

  • 25 November 2015 - 15:03
Sulmoi një polic me thikë, arrestohet një person në Skënderaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili më pas ka tentuar që të sulmojë me thikë një zyrtar policor.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një person i panjohur ka depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një Laptop dhe 260 euro para të gatshme, ku i dyshuari gjatë ikjes ka kanosur viktimën me armë. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit”, njofton Policia e Kosovës.

(Kosova Sot)