KEDS lë pa rrymë Ministrinë e Tregtisë, shkak mospagesa e borxhit

  • 25 November 2015 - 16:20
KEDS lë pa rrymë Ministrinë e Tregtisë, shkak mospagesa e borxhit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është treguar borxhli i papërgjegjshëm ndaj KEDS-it.

Objekti kryesor i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, sot ka mbetur pa energji elektrike, ngase KEDS e ndërprerë atë shkaku i mospagesës së borxhit, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net.

Kjo ka bërë që punëtorët e kësaj ministrie të detyrohen të dalin nga puna para se të përfundonin orarin zyrtar.