Djali i Erdoganit financon dhe bën tregti me ISIS-in (Foto)

  • 25 November 2015 - 16:25
Djali i Erdoganit financon dhe bën tregti me ISIS-in (Foto)

U pretendua se Moska kishte akuzuar Turqinë se po ndihmon Shtetin Islamik duke kryer tregti ilegale nafte me ta, si dhe duke ndihmuar në financimin e terroristëve.

Por tani po dalin në dritë dhe provat e para se në deklarimet e Presidentit rus, Vladimir Putin, nuk kishte të pavërteta, përkundrazi…

Sipas analistëve, sulmet ruse kanë ndërprerë tregtinë e Bilal Erdogan, djalit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan me xhihadistët dhe për këtë Turqia ka mbetur e pakënaqur.

Në disa foto në rrjetet sociale shihet djali i Presidentit Erdogan, Bilali, me disa krerë të Shtetit Islamik duke ngrënë darkë i buzëqeshur.

Njëri prej xhihadistëve në foto, dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën siriane në Homs dhe Rojava, kurdistanin sirian.