Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet i riu në Korçë

  • 25 November 2015 - 16:54
Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet i riu në Korçë

Policia Rrugore e Korçës ka arrestuar në flagrancë të martën një të ri i cili kishte aksidentuar me makinë për vdekje një të moshuar.

Burime zyrtare nga blutë e këtij qarku bëjnë me dije se në pranga ka rënë 21-vjeçari Xhuliano Kaso, banues në fshatin Vreshtas.

Arrestimi i tij u bë pasi dje në lagjen nr. 10 Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë KO 4688 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase rreth moshës 60-70 vjeç, ende të paidentifikuar, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndaj të riut rëndojnë akuzat “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar  nga nenet 273 dhe 290/3 të Kodit Penal.