Humbjet tregtare-ekonomike që do t’i kenë Turqia e Rusia, pas rënies së aeroplanit

  • 25 November 2015 - 18:09
Humbjet tregtare-ekonomike që do t’i kenë Turqia e Rusia, pas rënies së aeroplanit

Raportet mes Turqisë dhe Rusisë, pas rrëzimit të aeroplanit rus, mund të kenë pasoja të mëdha ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, vlerëson Reuters.

Turizmi do të jetë njëra nga fushat që raportet ekonomike-tregtare mes dy vendeve të dëmtohen, thuhet në shkrimin e agjencisë britanike, duke shtuar se bregdeti turk është një ndër vendet më atraktive për turistët rusë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tashmë i ka paralajmëruar qytetarët e vendit të tij që të mos udhëtojnë në Turqi, pasi, siç ka thënë ai, rreziku nga sulmet terroriste në at vend, nuk është aspak më i vogël sesa në Egjipt, vend ky që para disa jave u rrëzua aeroplani me udhëtar i kompanisë ruse.

Aviokompanitë ruse, gjithashtu, kanë filluar ndalimin e aranzhmaneve turistike për Turqi.

Edhe një fushë tjetër e rëndësishme mes Turqisë e Rusisë është industria e ushqimit. Në fakt, eksportet turke në këtë sektor nuk kanë qenë të prekur nga embargoja ruse për importin e shumicës së ushqimeve nga perëndimi, i cili hyri në fuqi në vitin 2014. Vitin e kaluar, katër për qind e eksporteve të Turqisë, kryesisht tekstil dhe ushqim, me vlerë gjashtë miliardë dollarë kanë shkuar në Rusi, sipas kompanisë Renaissance Capital.

Në periudhën janar-shtator të këtij viti, eksporti turk në Rusi është zvogëluar në 40 për qind, në vlerë prej 2.7 miliardë, shkruan më tej Reuters.

Sektori i energjetikës dhe lëndës së parë, gjithashtu, gjithashtu, janë të një rëndësie të veçantë mes dy vendeve. Ndërsa Turqia është blerësi i dytë më i madh i gazit rus pas Gjermanisë. Rusia, gjithashtu, është furnizuesi më i madh i Turqisë me gaz natyror, ku Ankaraja zyrtare blenë mes 28 dhe 30 miliardë metra kub për vit, nga gjithsej 50 miliardë kub që janë nevojat totale turke.

Përveç kësaj, Rusia furnizon Turqinë me naftë dhe derivatet e saj, ndërsa vetëm gjatë vitit 2013, ka qenë furnizuesi i katërt në këtë shtet, sipas të dhënave të ambasadës ruse në Ankara.

Rusia dhe Turqia, gjithashtu, kanë një projekt të përbashkët për ndërtimin e një gazsjellësi të emërtuar “Rrjedha Turke”, si alternativë e rrjedhës jugore, e cila do të furnizonte Evropën me gaz. Rrjedha turke ishte ndërprerë vitin e kaluar pas vendimin të Komisionit Evropian.

I gjithë ky bashkëpunim ekonomik dhe tregtarë, do të ulë intensitetin që kishte, pas sulmit të aeroplanit rus nga ata turk në momentin që ai po kalonte vijën kufitare me Sirinë duke u futur në territorin e Turqisë.