Rusët shpjegojnë në 3D se si u rrëzua aeroplani nga turqit (Video)

  • 25 November 2015 - 18:45
Rusët shpjegojnë në 3D se si u rrëzua aeroplani nga turqit (Video)

Aeroplani rus i tipit SU-24 është rrëzuar në kufirin Turqi-Siri, me një raketë të lëshuar nga aeroplani turk i tipit F-16.

 “Aeroplani rus është rrëzuar përgjatë rrugës së tij drejt bazës Hmejm në territorin e Sirisë nga aeroplani turk i tipit F-16”, është thënë në njoftimin e ministrisë ruse tsë mbrojtjes.

Televizioni rus ka shpërndarë një video-incizim të përgatitur për momentin e goditjes me raketë dhe rrëzimit të aeroplanit.

Siç vërehet në video, aeroplani ka qenë në lartësi prej 6 mijë metra, kur është goditur me raketë nga aeroplani, raporton B92, transmeton lajmi.net

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se rrëzimi i aeroplanit do të sjellë ndryshime të mëdha në marrëdhëniet turko-ruse.

Lideri i Çeçeneve, Ramzan Kadirov ka njoftuar se Turqia “do të pendohet nga ajo çfarë ka bërë”, pas rrëzimit të aeroplanit.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu pas rrëzimit të aeroplanit rus ka thënë se Turqia ka pasur të drejtë t’i përgjigjet shkeljes së hapësirës së saj ajrore.

Sipas një zyrtari amerikan, aeroplani rus ka qëndruar për disa sekonda në hapësirën ajrore turke, deri në momentin kur është rrëzuar nga aeroplanët turq.