Kaos në rrugët e Tiranës, policia bllokon një pjesë të bulevardit

  • 25 November 2015 - 19:06
Kaos në rrugët e Tiranës, policia bllokon një pjesë të bulevardit

Në rrugët e Tiranës është krijuar kaos, për shkak të trafikut të rënduar.

Mësohet se problemet me qarkullimin janë shkaktuar pasi policia ka bllokuar një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet një aktivitet.

Bllokimi i bulevardit bëri që trafiku të rëndohet pothuajse në të gjitha akset rrugore.

Situata më problematike paraqitet në Unazë, ku kalimi i automjeteve është bërë gati i pamundur, ndërsa trafiku është rënduar edhe në “Rrugën e Durrësit” dhe zonën e “Zogut të Zi”, trasnmeton BW.