Rusia thotë se Turqia kishte planifikuar rrëzimin e aeroplanit

  • 25 November 2015 - 19:31
Rusia thotë se Turqia kishte planifikuar rrëzimin e aeroplanit

Rrëzimi i aeroplanit luftarak rus nga Turqia, ishte planifikuar. Kështu thotë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov ka thënë se Ankaraja ka dështuar të komunikojë me Rusinë në lidhje me incidentin.

“Kemi dyshime serioze se ky ishte një akt i paramenduar. Duket sikur ishte një provokim i planifikuar”, ka thënë Lavrov, transmeton R. Today.