Reagon Daut Haradinaj: Më 28 Nëntor do dal me familje

  • 25 November 2015 - 20:43
Reagon Daut Haradinaj: Më 28 Nëntor do dal me familje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se në manifestimin e 28 Nëntorit do të dal me familje e jo me grupe të armatosura.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është përgjigjja e tij për propagandën e Gebelsit në Kosovë.

Lexoni postimin e plotë:

Miqt e mi te dashur. Une ne tubimin e 28 nentorit e kam ndermend me dale me familje e jo me grupe te armatosura. Po turpi i pushtetit dhe i medias kriminale nuk ka fund. Kjo eshte pergjigja ime per propaganden e Gebelsit ne Kosove!