Tetëvjeçarja e diagnostikuar me kancer të gjirit

  • 25 November 2015 - 21:28
Tetëvjeçarja e diagnostikuar me kancer të gjirit

Një vajzë tetëvjeçare është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe besohet se është pacientja më e re, që vuan nga kjo sëmundje.

Chrissy Turner nga Juta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kishte zbuluar një gungë në gjoksin e saj muajin e kaluar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Ka qenë diku mesi i muajit tetor kur ajo pati ardhur tek ne dhe na e pati treguar një gungë në gjoksin e saj. Ka qenë tejet e frikësuar”, ka thënë babai i saj, Troy.

Pas kontrolleve, prindërve të saj i ishte thënë që vajza e tyre vuante nga një formë shumë e rrallë e kancerit në gji, që quhet ‘secretory carcinoma’. Kjo lloj sëmundjeje prek vetëm një nga një milion pacientët e diagnostikuar me kancer të gjirit dhe Chrissy tani do të detyrohet t’i nënshtrohet mastektomisë.

Both of Chrissy's parents have suffered from cancer previously. Her father Troy (pictured) is a survivor of Non-Hodgkin's Lymphoma, having been diagnosed when she was a baby, while her mother, Annette, has battled cervical cancer Vajza bëhet e fortë

“Kam qenë e frikësuar në fillim, mirëpo e kam ditur që mund ta luftoj dhe besoj e shpresoj që do ta mposht kancerin”, ka thënë ajo.

Që të dy prindërit e saj më herët kanë vuajtur nga kanceri. Nëna e saj, Annette, ka vuajtur nga kanceri cervikal, ndërsa babai i saj është duke luftuar me kancerin e njohur ‘Non-Hodgkin's Lymphoma’, kancer nga i cili ishte prekur në kohën kur vajza e tij ishte foshnjë. 

Teksa ka folur për sëmundjen tronditëse të vajzës së saj, zonja Turner ka thënë: “U pata tmerruar. Ka qenë e vështirë pasi që shqetësohesha shumë për familjen time – bashkëshortin dhe vajzën”.

Chrissy do t’i nënshtrohet operacionit në Institutin e Kancerit ‘Huntsman’ në Juta.

Kampanjë për mbledhjen e fondeve

Tanimë miqtë dhe familjarët e kanë filluar një kampanjë për mbledhjen e fondeve për t’i paguar faturat mjekësore, derisa familja Turner janë zotuar që do të qëndrojnë të fortë, për hir të vajzës së tyre.

“Do të vazhdojmë të luftojmë. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që ajo të buzëqeshë dhe do ta majmë kokën lart, duke u munduar që ta tejkalojmë këtë”, ka thënë ajo.

Teksa ka shkruar në faqen ku po mblidhen fondet, mikesha e familjes, Melissa Papaj, ka shkruar: “Rasti i Chrissy-t po iu prezantohet onkologëve më të njohur në vend dhe ajo do të dërgohet në bordin shtetëror të Jutës për pacientët e prekur nga kanceri”.

Ajo më pas ka treguar edhe për faktin që familja po përballet me një tmerr të dyfishtë, pas kthimit të kancerit të zotëri Turner-it.

Çifti kanë shërbyer si veteranë të luftës në luftërat e zhvilluara jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjë për të cilën mikesha e tyre Melissa ka thënë që çifti kishte menduar se do të ishte beteja më e vështirë në jetën e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Kurrë në jetë nuk e kishin menduar se do të përballeshin me një gjendje të tillë. Ata janë një familje e mrekullueshme, andaj edhe e meritojnë ndihmën dhe mbështetjen tonë”, ka shkruar ajo në faqen e ‘GoFundMe’, ku ka kërkuar ndihmën e njerëzve, me sado që kanë mundësi.

(Kosova Sot)