“Drita” e Gjilanit: Jemi tifozë të futbollit, jo tifozë të politikës!

  • 25 November 2015 - 22:01
“Drita” e Gjilanit: Jemi tifozë të futbollit, jo tifozë të politikës!

Tifozët e klubit të futbollit të Gjilanit, “Drita” nuk do të marrin pjesë në manifestimin e opozitës më 28 nëntor.

Këtë e konfirmon për KALLXO.com, drejtori i klubit “Drita”, Burhan Rashiti. Ai citon përfaqësuesin e këtij ekipi, Taulant Byqmeti, me të cilin kishte folur paraprakisht.

“Nuk marrim pjesë ne në mënyrë të organizume se nuk jena tifozë politikë. Nuk janë tifoz për grupacione politike”, tha Rashiti.