Oficeri korrektues futi drogën në burgun e Dubravës

  • 25 November 2015 - 22:07
Oficeri korrektues futi drogën në burgun e Dubravës

Një oficer korrektues i Burgut të Dubravës ka futur drogë në këtë burg.

Këtë e ka thënë në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK , Sokol Zogaj ushtrues detyre i komisarit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas tij, ndaj oficerit janë marrë masa nga institucionet përkatëse të Kosovës ndërsa rasti ka ndodhur para dy netësh.

Sipas Zogajt, mallrat që më së shumti futen nëpër burgje është marihuana.