Deaktivizohet bomba me shpërthim të kontrolluar në stacionin e trenit në Bern (Foto)

  • 25 November 2015 - 23:11
Deaktivizohet bomba me shpërthim të kontrolluar në stacionin e trenit në Bern (Foto)

Në stacionin e trenit në Bern të Zvicrës është deaktivizuar një bombë në mënyrë të kontrolluar.

Policia ka bërë shpërthimin e bombës në stacionin e trenit në Bern në mënyrë të kontrolluar, me anë të një roboti mjetin e dyshimtë.

Me të marrë informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar tërësisht pjesën ku dyshohej për mjetin e dyshimtë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe sipas mediave ndërkombëtare, ende nuk ka ndonjë informacion në lidhje me atë se kush e ka vendosur mjetin shpërthyes.