Qytetarët ta shpëtojnë shtetin

  • 26 November 2015 - 07:38
Qytetarët ta shpëtojnë shtetin

Çfarë mendojnë qytetarët lidhur me gjendjen aktuale politike dhe protestat e radhës (3)

Protestës t’i bashkohemi për Republikën pa korrupsion

Të anketuarit njëzëri mendojnë se situata është më e rëndë se kurrë, prandaj duhet aktivizim qytetar, protesta demokratike dhe paqësore, për të nxitur ndryshimet e domosdoshme në vend

Gazeta lidere, “Kosova Sot”, u është drejtuar qytetarëve me disa pyetje për aktualitetin politik dhe protestën e radhës, për të parë se çfarë mendojnë ata për këtë gjendje dhe për çfarë duhet të protestojnë në protestën e ardhshme. Ata janë pyetur se a është degraduar Kosova nga pushtetarët e korruptuar, të cilët kanë qeverisur dhe vazhdojnë të qeverisin në mënyrën më të keqe dhe në dëm të qytetarëve, me korrupsion, zhvatje dhe paligjshmëri.

Driton Qeriqi, Instituti Demokraci për Zhvillim D4D

 Qeverisja e deritanishme u faturohet deri në një masë të gjitha subjekteve politike në vend, me përjashtim LVV-së, e cila, po ashtu, është duke u sprovuar me qeverisjen komunale. Sigurisht që dy subjektet e mëdha kanë përgjegjësinë më të madhe, sepse në kohë dhe në kuantitet kanë marrë pjesën më të madhe të qeverisjes. Në një vend si Kosova, në të cilin ka probleme esenciale, mendoj që gatishmëria qytetare për të protestuar është gjithmonë evidente. Por, mendoj që qytetari i Kosovës është vetëdijesuar në masën e duhur që të protestojë për çështje të interesit të përgjithshëm, por jo për të ndihmuar një subjekt politik apo tjetrin që të realizojë synimet e grupit. Në kushte të një zhgënjimi të përgjithshëm, kushdo që do të mendonte të organizonte protesta, do duhej të kishte vëmendjen pikërisht tek ky zhgënjim. Skenat e protestave të dhunshme që u panë së fundmi si goditja e djemve tanë, policë, me mjete të forta, si dhe demolomi i aseteve publike, vetëm sa e largon qytetarin tonë nga protesta, edhe pse ka një mijë arsye për të protestuar.

Myzejene Selmani, ish-deputete nga AKR-ja

Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Kuvend, që nga shtatori, protestat nga qytetarët në mënyrë dinjitoze kanë munguar, kur dihet se Kuvendi dhe Qeveria e kanë humbur legjitimitetin, nuk ofrojnë arsim të mirëfilltë, shëndetësi për qytetarët. Zhvillimi  ekonomik është në rënie e korrupsioni në rritje, varfëria ekstreme, ikja nga Kosova për çështje ekonomike, atëherë e mira është që kjo qeveri të ikë vetë e mos të ketë protesta, se qytetarët e Kosovës janë dy hapa para politikanëve të Kosovës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)