Pushtetin e duam vetëm me zgjedhje

  • 26 November 2015 - 07:42
Pushtetin e duam vetëm me zgjedhje

Intervistë me kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymerin

Opozita paralajmëron tubim masiv më 28 nëntor

“Pushtetin ne do ta marrim vetëm nëse i fitojmë zgjedhjet dhe këtë e kanë të qartë të gjithë. Aksionet opozitare nuk e kanë synim pushtetin, por ndaljen e disa projekteve tepër të dëmshme për Kosovën, siç janë ‘Zajednica’ dhe Demarkacioni me Malin e Zi. Nëse Qeveria tërhiqet prej këtyre marrëveshjeve, ne jemi gati menjëherë të rikthehemi në normalitet, me përgjegjësi të plotë”, thotë Ymeri

“Kosova Sot”: Sërish është caktuar një seancë pa kompromis me opozitën. Çka do të sjellë kjo seancë e re?

Visar Ymeri: Ne jemi shprehur qartë në lidhje me punën e Kuvendit. Do të vazhdojmë qetësisht strategjinë tonë, derisa të ndalet “Zajednica” dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

“Kosova Sot”: A do t’i shohim në këtë seancë deputetët për të cilët ka fletarreste nga policia?

Visar Ymeri:
Policia nuk ka të drejtë të lëshojë fletarrest për deputetët sa i përket aktivitetit të tyre politik në Kuvend. Nëse policia mund të arrestojë deputetët opozitarë, atëherë i bie që Qeveria këtu ka pushtet të pakufizuar. Ky do të ishte absolutizëm. Ne nuk do ta lëmë Qeverinë e Kosovës të jetë një qeveri totalitare apo absolutiste. Opozita nuk do të dorëzohet, dhe ju garantojmë se nuk do të mund ta shtypë opozitën as kjo qeveri, as ndonjë qeveri tjetër në Kosovë.

“Kosova Sot”: Si do ta bllokoni seancën e aradhes?

Visar Ymeri:
Nuk kam ndonjë koment për këtë. Për sa kohë Qeveria nuk ndryshon qasje, atëherë opozitës i mbeten fare pak rrugë për të reaguar.

“Kosova Sot”: A i druheni faktit se të gjithë mund të përfundoni në burg për shkak të mënyrës së reagimit tuaj?

Visar Ymeri: Nëse përfundojmë në burg për shkak se e kundërshtojmë ndarjen e Kosovës dhe për shkak se kundërshtojmë legalizimin e pushtetit të Serbisë në Kosovë, atëherë le të përfundojmë në burg. Ne nuk jemi më të rëndësishëm se Kosova. Burgu s’është asgjë, njerëzit më me vlera të Kosovës e kanë dhënë jetën për ta hequr Serbinë nga Kosova. Ne jemi të detyruar të ndjekim shembullin e tyre, sepse pa ata nuk do të ishim ne... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)