Fillon seanca e gjykimit të Fatmir Limajt

  • 26 November 2015 - 09:43
Fillon seanca e gjykimit të Fatmir Limajt

Ka nisur seanca ndaj Fatmir Limajt dhe katër personave tjerë për lëndët e bashkuara rreth ish-Ministrisë së Transportit.

Fatmir Limaj do të paraqitet sot para trupit gjykues për lëndët e bashkuara rreth ish-Ministrisë së Transportit.

Seanca ishte paralajmëruar të nisë në orën 11:00, por palët janë në gjykatë që nga ora nëntë dhe ajo pritet të nisë shumë shpejt.

Në seancën e sotme është paraparë të lexohet aktakuza e ashtuquajtur “e konsoliduar”, term të cilin e kundërshtoi avokati i Limajt Tahir Rrecaj në seancën e 30 tetorit.

Në këtë seancë Limaj  tha se aktakuza është ngritur me urdhër politik.