Të miturës serbe ia keqpërdorin Facebook-un, publikojnë fotografi të saj

  • 26 November 2015 - 11:13
Të miturës serbe ia keqpërdorin Facebook-un, publikojnë fotografi të saj

Një serbe e mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës e të dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në faqen e saj në rrjetin social Facebook dhe aty kanë publikuar disa foto.

Ngjarja ka ndodhur para katër ditëve në Leposaviq, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas viktimës profili i saj në rrjetin social është joaktiv, por të dyshuarit të njëjtin e kanë keqpërdorur.

(Kosova Sot)